AktualitetTë fundit

26 milion dollarë investime për shëndetësinë vitin e ardhshëm

Buxheti i vitit 2020 për shëndetësinë mbështet investimet e reja në maternitetet e Tiranës, Lezhës, Kukësit dhe Beratit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se
investimet në shëndetësi kapin shifrën e 26 milion dollarë. Po ashtu, në buxhet parashikohet ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe pediatrinë e Qendres Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ministrja thotë se në buxhet është parashikuar rindërtimi i 120 qendrave shëndetësore nga veriu në jug.

“26 milion dollarë investime në shëndetësi, 120 qendra të reja shëndetësore, 4 maternitete, modernizimi i QSUT. Buxheti 2020 për shëndetësinë është buxheti i qytetarëve, që mbështet investimet e reja në maternitetet e Tiranës, Lezhës, Kukësit dhe Beratit. Ndërtimin e spitalit të ti të sëmundjeve të brendshme dhe pediatrinë e QSUT. Rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore nga veriu në jug”, -thotë ministrja.

 

Fraksion.com