Tre vrasje në një ditë: Ekzekutohet 49 vjeçari në Korçë; Dy të vrarë edhe në Patos
Tronditet qyteti Patosit nga një vrasje e dyfishtë paraditen e të enjtes. Elis Kapaj 22 vjec dhe Manol Rrapaj 26 vjeç, mbetën të vrarë pasi ndaj tyre Martin Skendaj qëlloi disa plumba përmes një arme tip pistoletë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i kësaj vrasje të dyfishtë është një sherr çasti për një grua por policia po heton dhe ndonjë lidhje të mëparshme mes sulmuesit dhe viktimave. Sipas policisë autori dhe njeri nga viktimat ishin bashkëfshatarë. Martin Skendaj autor i sulmit shërbente si polic ne grupin e shoqërimit ne burgun e Fierit. Këtë te enjte kishte telefonuar dhe ka kërkuar leje nga puna me justifikimin se kishte thyer krahun.
Ndërkohë edhe në fshatin Mborje të Korçës është shënuar një tjetër vrasje. Flamur Duçi ka marrë një goditje me thikë në zemër ndërsa ka djegie në pjesën e sipërme të trupit. Viktima Flamur Duçi u gjet i pajetë në afërsi të dyqanit në pronësi të tij. Për këtë vrasje nuk është zbuluar ende autori.
Fraksion.com