AktualitetBota+Të fundit

Sulmi në Moskë po cilësohet si akt terrorist

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se ka “neutralizuar” një person të paidentifikuar, i cili hapi zjarr në Moskë më 19 dhjetor.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në afërsi të ndërtesës së Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë.

Një pjesëtar i këtij shërbimi ka mbetur i vdekur.

“Një individ i panjohur hapi zjarr pranë ndërtesës numër 12 në rrugën Bolshaya Lubyanka. Nga sulmi ka viktima. Krimineli është neutralizuar”, cituan FSB-në, agjencitë ruse të lajmeve.

Gazeta Izvestia citoi një burim të thoshte se tre persona ishin vrarë në incident.

Disa media të tjera raportuan se të paktën një person ishte vrarë.

Është e paqartë nëse sulmuesi ishte vrarë apo ndaluar.

Ende nuk janë dhënë detaje nëse gjatë incidentit kishte më shumë se një sulmues.

Kanali televiziv RT raportoi në mediat sociale se shërbimet e inteligjencës ruse e cilësuan sulmin si “një akt terrorist”.

Presidenti rus Vladimir Putin u informua për incidentin, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë e lajmeve TASS.

 

Fraksion.com