SPAK, Gjermania: Jemi në krah të Shqipërisë si partner i ngushtë në rrugën e integrimit
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë përshëndet betimin e tetë prokurorëve të strukturës speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).
Në një deklaratë për mediet, ambasadori Peter Zigraf thekson se “nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë”.
“ U uroj prokurorëve të SPAK-ut shumë forcë dhe energji për këtë detyrë të rëndësishme. Lufta e konsoliduar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër çelësat për progresin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë si një partner i ngushtë i saj”, deklaron ambasadori Zingraf.
Fraksion.com