AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE; Cakaj: Kapacitete të plota për të adresuar prioritetet

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri të ditur se sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.

Ky moment, sipas kryediplomatit Cakaj, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO.

“Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme.”- përfundoi statusin e tij Cakaj.

 

Fraksion.com