Rama në Samitin e CEI: Mundësi për nxitjen e pjesëmarrjes në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI), që mbahet në Itali.
Kreu i Qeverisë thekson se ky Samit, nën drejtimin e Italisë është një mundësi më shumë për të nxitur angazhime konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.
“ Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit “, shprehet Rama.
Fraksion.com