“Lista të hapura”; Murrizi, Kuvendit: Ndryshime në Kodin Zgjedhor
“Do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre”, tha për mediat Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi.
Murrizi dhe Halit Valteri i kërkojnë Kuvendit ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Me anë të një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit, Murrizi në kuadër të Reformës Zgjedhore kërkon amendimet të cilat përkojnë me ndryshimet në kodin zgjedhor. Përmes amendamenteve, dy deputetët e opozitës në parlament, kërkojnë sistem zgjedhor me lista të hapura.
Fraksion.com