Bosnje dhe Hercegovina riatdheson disa persona nga Siria
Bosnje dhe Hercegovina, më 19 dhjetor, ka riatdhesuar disa persona nga Siria.
Në Sarajevë kanë arritur gjashtë gra, 12 fëmijë dhe 7 burra, të cilët deri më tani kanë qenë në kampet dhe burgjet e Sirisë.
Lajmin e ka konfimuar policia e Bosnje dhe Hercegovinës.
Udhëtimi i tyre për në aeroportin e Sarajevës është bërë përmes një fluturimi jo komercial, tha policia kufitare.
Policia, shërbimet sociale dhe ekipet mjekësore i kanë pritur në aeroport personat e riatdhesuar, duke u kryer të gjitha kontrollet procedurale, si testimin e gjakut dhe analiza të tjera mjekësore.
Pas këtyre procedurave, të gjitha gratë dhe fëmijët do të dërgohen në qendrën e azilit në Delijas afër Sarajevës.
Pritet që ata të qëndrojnë në këtë qendër deri në 15 ditë, dhe më vonë do të ribashkohen me familjet e tyre.
Shtatë burrat janë deportuar nga burgjet e Sirisë në Bosnje, bazuar në urdhërat e lëshuar nga INTERPOL-i dhe organet vendore.
Kundër tyre do të vazhdojnë procedimet penale në përputhje me ligjin.
Të gjithë të riatdhesuarit – gratë, fëmijët dhe burrat – kanë jetuar në territorin e kontrolluar nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS).
Pasi u kapën, disa prej tyre jetuan për më shumë se dy vjet në kampe refugjatësh ose burgje në territorin e kontrolluar nga forcat kurde, dhe të tjerët u dërguan në kampe ose burgje vetëm pasi IS-i u mposht, në mars të vitit 2019.
Një grup ekspertësh të përbërë nga Ministria e Sigurisë, Ministria e Jashtme, dhe agjenci e institucione të tjera përkatëse shtetërore, kanë punuar më parë në përgatitjet për riatdhesimin e këtyre shtetasve nga Siria, si dhe në programet e rehabilitimit dhe ri-integrimit të tyre./rel
Fraksion.com