Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK
Zgjidhet drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion dhe krim të organizuar, e njohur si SPAK.
Arben Kraja është zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në krye të institucionit që do të hetojë dosjet më me peshë në vend, duke i dhënë jetë kështu SPAK.
Ai mori gjashtë vota pro, pasi u përball në garë me Altin Dumanin dhe Edvin Kondilit, të cilët nuk arritën që të sigurojnë votat e mjaftueshme.
Sakaq më herët në institucionin e Presidencës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, e tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.
Fraksion.com