AktualitetBota+Të fundit

Kina përuron aeroplanmbajtësen e dytë

Kina vuri në funksionim aeroplanmbajtësen e saj të dytë, duke i shtuar një forcë të madhe zjarri ambicies së saj ushtarake, në një kohë që janë rritur tensionet me Tajvanin e vetë-qeverisur, si dhe me SHBA apo me fqinjët rajonalë për ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës së Jugut.

Përurimi i luftanijes, të pagëzuar me emrin “Shandong”, e vendos Kinën në një klub të vogël vendesh që kanë disa aeroplanmbajtëse.

Thuhet se Kina po ndërton një aeroplanmbajtëse të tretë.

Aeroplanmbajtësja e sapo përuruar, e para që Kina ndërton në vend, iu dorëzua Marinës në Sanya, në ishullin jugor të Hainanit, me një ceremoni ku mori pjesë Presidenti Xi Jinping, thanë mediat shtetërore.

Aeroplanmbajtësja tjetër e Kinës, e quajtur “Liaoning”, është e prodhimit sovjetik dhe është rinovuar për t’iu përshtatur nevojave të Pekinit. Ajo iu ble Ukrainës dhe hyri në shërbim në vitin 2012.

 

Fraksion.com