Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza me ekspertë për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga  vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se  kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë.

Gazetarët sot kanë paralajmëruar një protestë para Kuvendit me qëllim kundërshtimin e kësaj paketë, të cilën e shohin si veprim arbitrar kundrejt medias dhe lirisë së shprehjes.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi dje deputetët që  mbështesin miratimin e kësaj  paketë.