“Anti-shpifja”; Bushati, kundër vendimit të shumicës: Po nxitohemi; Ligji në kundërshtim me KiE
Ditën e sotme parlamenti pritet që të miratojë paketën “anti-shpifje”, ndërkohë para nisjes së seancës plenare të ditës së sotme, u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, doli kundër vendimit të shumicës për miratimin e paketës, duke kërkuar që të mos cenohet liria e medias.
Madje ai ka kërkuar që të shtyhet votimi, i cili është parashikohet të mbahet ditën e sotme.
“Po nxitohemi që po bëjmë diçka të tillë, ligji është në kundërshtim me KiE”, mësohet të ketë thënë Bushati.
Por ky qëndrim i tij është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka thënë paketa është konsultuar me OSBE dhe se në seancën e sotme do të miratohet varianti i përmirësuar, bashkë me rekomandimet.
Fraksion.com