Rama citon Albert Kamy: Më mirë të jetoj sikur ka Zot, se sa të më dalë përpara kur të vdes
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të citojë përmes rubrikës “Fjalët e Shenjta”, shkrimtarin e famshëm Albert Kamy.
“Fjalët e Shenjta: Më mirë të jetoj sikur ka Zot dhe kur të vdes të dalë që nuk ka, se sa të jetoj sikur s’ka Zot dhe të më dalë përpara kur të vdes “, shprehet Rama duke cituar shkrimtarin Kamy.
Përmes rubrikës “Fjalët e Shenjta”, Kryeministri Rama përcjell çdo mëngjes pasazhe nga librat e shenjtë ose nga personalitetet më në zë botërorë, si mesazhe urtësie e solidariteti për përballimin e situatës pas tërmetit.
Fraksion.com