Pacolli dhuroi 1 mln euro për të prekurit e tërmetit, Meta e pret në takim
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin.
Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.
Pas takimit Meta shkroi në Facebook:
“Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli. E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.”
Fraksion.com