AktualitetTë fundit

Nesër fillojnë intervistat; Ja se kush do e drejtojë SPAK-un

Janë tre kandidatë që kanë aplikuar për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili kërkojnë të drejtojnë strukturën e re që do të ketë objekt të punës së saj hetimin e niveleve të larta të krimit të organizuar, por edhe të pushtetarëve të përfshirë në korrupsion.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se nesër do të nisin intervistat me tre kandidatët.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do te zgjasi 30-45 minuta për secilin kandidat.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë;  Altin Dumani 09:30; Arben Kraja 10:15; Edvin Kondili 11:00

 

Fraksion.com