AktualitetNATO/BETë fundit

NATO shënon në Kuvajt përvjetorin e pesëmbëdhjetë të Nismës për Bashkëpunim në Stamboll

Ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut u takuan me partnerët e Nismës për Bashkëpunim në Stamboll Bahrein, Kuvajtin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në qytetin Kuvajt, të hënën (16 dhjetor 2019), duke shënuar përvjetorin e pesëmbëdhjetë të forumit të partneritetit. Në takim u përfaqësuan edhe Omani, Arabia Saudite dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi trajnimin e përshtatur dhe mbështetjen praktike të ofruar nga NATO për të gjitha vendet e Gjirit, dhe shprehu vlerësimin për mbështetjen e dhënë nga partnerët e Gjirit për operacionet e udhëhequra nga NATO në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Afganistan. Ai gjithashtu mirëpriti që NATO dhe partnerët e saj të Gjirit bashkëpunojnë ngushtë brenda Koalicionit Global për të mposhtur Da’eshin. “Jam krenar për bashkëpunimin që ka ndodhur midis kombeve tona dhe mezi pres që të thellohet partneriteti ynë në të ardhmen”, tha z. Stoltenberg.

/nato_static_fl2014/assets/pictures/2019_12_191216a-trip-nac-kuwait/20191216_191216a-002_rdax_375x250.jpg

/nato_static_fl2014/assets/pictures/2019_12_191216a-trip-nac-kuwait/20191216_191216a-001_rdax_375x250.jpg

/nato_static_fl2014/assets/pictures/2019_12_191216a-trip-nac-kuwait/20191216_191216a-004_rdax_375x250.jpg

/nato_static_fl2014/assets/pictures/2019_12_191216a-trip-nac-kuwait/20191216_191216a-006_rdax_375x250.jpg

/nato_static_fl2014/assets/pictures/2019_12_191216a-trip-nac-kuwait/20191216_191216a-007_rdax_375x250.jpg

Fraksion.com