Kina i ofron mbështetje kryeministres së Hong Kongut
Presidenti i Kinës i ka ofruar mbështetjen e tij kryeministres së Hong Kongut pas muajve të protestave dhe përplasjeve të dhunshme. Ekonomia e ish-kolonisë britanike është zhytur në krizën e saj më të rëndë politike.
Mbështetje nga Xi dhe Li
Tone krejt të ndryshme vijnë nga Kina: Presidenti Xi Jinping i dha Lamit mbështetje para një takimi me dyer të mbyllura në Pekin. Xi tha që ajo demonstron guxim të lavdërueshëm dhe e qeveris metropolin financiar në “kohë të jashtëzakonshme”. Ai mbështet edhe policinë, e cila zbaton ligjin në qytet.
Lami kishte takuar më parë kryeministrin kinez Li Keqiang. Ai tha se Hong Kongu nuk e kishte kapërcyer ende dilemën që e kërcënonte ekonominë e vendit pas protestave, disa prej të cilave kishin qenë të dhunshme për muaj me radhë. Kryeministrja Lam tha në Pekin se ajo besonte se numri i protestave dhe protestuesve do të ulet. Përparësi kryesore ka dhënia fund e dhunës. Ajo e informoi udhëheqjen kineze për efektet e trazirave sociale në ekonominë dhe shoqërinë e Hong Kongut. Pekini kishte ofruar mbështetje ekonomike.
Një tjetër përplasje në Hong Kong
Në mediat e Hong Kongut ka pasur spekulime se kur të takohet me Xi, Lami mund të marrë udhëzime të reja se si ta trajtojë krizën dhe ndoshta për një riorganizim të kabinetit. Që në një takim në Shanghai në fillim të nëntorit, Xi i kishte shprehur Lamit besimin e tij.
Natën duke gdhirë e hëna në Hong Kong, pati sërish përleshje midis policisë dhe demonstruesve. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës. Protestuesit e akuzojnë qeverinë e Hong Kongut se ka afërsi shumë të madhe me udhëheqjen e Pekinit dhe kanë frikë se do të kufizohen të drejtat qytetare./dw
Fraksion.com