AktualitetPolitikëTë fundit

Edhe Meta kundër maxhoranës: Pa media të lirë, rruga e Shqipërisë drejt BE-së e pamundur

Presidenti Ilir Meta është shprehur kundër paketës anti-shpifje që është parashikuar të kalojë nesër në Parlament.

Duke shpërndarë reagimin kundërshtues të bërë nga Këshilli i Evropës, Meta thekson se “Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!”

Presidenti kërkon që të dëgjohen shqetësimet e gazetarëve mbi këtë paketë, që sipas Qeverisë synon të rregullojë median online, pasi pa media të lirë, rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e pamundur.

“Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”, shprehet Meta.

Postimi i Metës:

Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!

 

Fraksion.com