AktualitetBota+Të fundit

Dorëhiqet ministri francez për reformën e pensioneve

Ministri francez për reformën e pensioneve dha dorëheqjen për shkak të një konflikti të mundshëm interesi, duke i dhënë një goditje Presidentit Emmanuel Macron.

Dorëheqja vjen ndërkohë që sindikatat organizuan një ditë të 12-të grevash dhe përgatiten për protesta të tjera në rrugë kundër ndryshimeve të planifikuara në sistemin e pensioneve.

Jean-Paul Delevoye, Komisioneri i Lartë për Pensionet, ishte një nga aleatët më të besueshëm të zotit Macron dhe një nga ata pak anëtarë me përvojë në kabinet.

Ai u largua pasi nuk kishte deklaruar publikisht postet e tjera të shumta që mbante përveç punës në kabinet.

Dorëheqja e tij, vjen në një moment të rëndësishëm për Presidentin Macron, qeveria e të cilit është e bllokuar në një konfrontim me sindikatat lidhur me planet për rregullimin e sistemit të pensioneve, që do të ndihmonte në uljen e deficitit kronik të vendit.

Sindikatat kanë thënë se do të shtojnë protestat nëse qeveria nuk e tërheq reformën. Pjesa më e madhe e rrjetit hekurudhor të Francës mbeti sot e bllokuar ndërsa kaosi i trafikut vazhdon në të gjithë vendin.

 

Fraksion.com