“Babalja”; Salianji publikon audiopërgjimet e radhës mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji iu është rikthyer sërish çështjes “Babalja”, ndërsa ka ripublikuar disa përgjiime ku dëgjohet se si Fredi Alizoti flet me disa persona.
Në një deklaratë publike nga selia e PD-së Salianji tha se për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë akuzë për trafik droge, ndërsa shtoi se prokuroria kërkoi burgosjen për denoncuesit. Po ashtu Salianji tha se dëshmitari Alizoti është paguar për të dëshmuar, duke shtuar se hetimet u devijuan qëllimshëm. Mes të tjerash demokrati tha se prokuroria nuk i ka publikuar këto përgjime.
“Prokuroria kërkoi burgosjen per denoncuesit dhe ka devijim te qëllimshëm te hetimeve. Dëshmitari Alizoti u pagua per te dëshmuar. Në një vit e gjysme, Rama sajoi dosje kundër opozitës. U manipulua dosja, u hoqën përgjimet zyrtare”, pohoi Salianji.
Ndërkohë për Salianjin u kerkua 1.6 vite burg, qe u konvertua ne sherbim prove.
vijon….
Fraksion.com