4 fakte rreth anemisë që duhet t’i dini patjetër!
Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit të Statistikave (INSTAT) zbuloi se në dhjetë vjeçarin e fundit prevalenca e anemisë tek fëmijët nga 3 në 59 muajsh është zgjeruar me 17%.
4 Fakte Që Duhet T’i Dini Për Aneminë
Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.
Anemia Është Shenjë e Një Sëmundjeje Tjetër
Anemia është rezultat i një sëmundjeje të fshehur që mund të jetë serioze ose jo. Ajo shfaqet në rastet e pamjaftueshmërisë së hekurit, kancerit të zorrës së trashë, shtatzënisë, dhe sëmundjeve celiake.
Simptoma Pica e Anemisë
Një nga simptomat më të pazakonshme të anemisë ndodh tek disa njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje që nxitet nga mungesa e hekurit. Kjo simptomë quhet pica dhe ka të bëjë me përtypjen dhe gëlltitjen e produkteve të pangrënshme siç janë plastika, kartoni e të tjerë.
Analizat Për Aneminë Janë Analiza Gjaku
Ndryshe nga rasti i kolesterolit dhe tensionit të gjakut, anemia nuk është pjesë e problemeve rutinë, për të cilat mjekët kërkojnë kryerjen e analizave. Kur njerëzit ankohen për plogështi dhe lodhje, mjekët zakonisht rekomandojnë kryerjen e analizave të gjakut. Nëse këto tregojnë rënie të nivelit të hemoglobinës, atëherë mjeku do të bëjë një ekzaminim më të thellë të situatës.
Shfaqja e Anemisë
Anemia është një sëmundje që përparon në mënyrë të ngadaltë, e megjithatë në shumicën e rasteve ajo tregon praninë e një një sëmundjeje të fshehur. Zbulimi i shkakut është kyç për trajtimin e anemisë.
Qytetet Me Prevalencën Më Të Lartë të Anemisë
Qarku i Dibrës shënon nivelin më të lartë të rasteve të anemisë. 44 përqind e fëmijëve të moshës 6-59 muaj në këtë qark janë anemikë. Qarku i Vlorës renditet i dyti me rreth 35% të fëmijëve të grupmoshës së lartpërmendur që janë anemikë. Ndiqet nga Qarku i Elbasanit me 28% të fëmijëve dhe Qarku i Gjirokastrës me 28%.
Niveli më i ulët i anemisë besohet të jetë në Tiranë me 18 % të fëmijëve dhe në qarqet e Lezhës dhe Fierit përkatësisht me nga 20% secila./AgroWeb.org
Fraksion.com