AktualitetTë fundit

Zbulohen dosjet e bujshme që do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka publikuar listën e dosjeve që do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë listë janë edhe dosjet e Moisi Habilajt, Arbër Çekajt. Gjithashtu bëhet me dije se edhe dosja e Tahirit do të gjykohet nga GjKKO.

Shumë procedime penale të ndjekura deri më tani nga Krimet e Rënda, pas datës 19 dhjetor, ditë kur betohen anëtarët e rinj të SPAK, do të transferohen në gjykatat në rrethe ose do të vijojnë të gjykohen në atë që do të quhet si Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO).

‘Bw’ publikon listën e e cështjeve për gjykim, për të cilat pritet të shpallet moskompetenca me krijimin e Gjykatës së Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që një pjesë e mirë e dosjeve do të transferohen në gjykatat e rretheve aty ku edhe është regjistruar vepra penale.

Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Një tjetër ngjarje e bujshme, e cila ndiqej te Krimet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykatën e shkallës së parë.

Bëhet fjalë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, kjo e fundit u arrestua pas vrau bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakën që ngjarja të dukej aksidentale, më 21 janar 2018.

Ndërkohë dosjet e bujshme si ajo ndaj ish ministrit Saimir Tahiri e Mojsi Habilajt, apo e biznesmenti Arbër Çekaj, do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme.

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidenti, më 19 dhjetor do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Fraksion.com