Shemben 7 pallate në Laç; U shpallën të pabanueshnme
7 pallate në qytetin e Laçit u shpallën të pabanueshme pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen me makineri, për shkak se ishte e pamundur ndërhyrja për rikonstruksionin e pallateve.
Prefekti Gjokë Jaku ka deklaruar: “Ky është proces normal pas inspektimit. Sheshi i ri i ndërtimit do të përcaktohet nga këshilli bashkiak. Nuk do të ketë shembje me lëndë plasëse, pasi shembja e 7 pallateve me fadroma nuk është e vështirë”.
60 pallate janë shpallur të pabanueshme nga grupet e inspektimit në qytetin e Laçit, ndërsa një pjesë e madhe e tyre do të shemben si pasojë e dëmeve të mëdha.
Disa godina të tjera janë shembur dhe do të shemben gjithashtu nga IKMT në Kamëz, Tiranë dhe Durrës.
Fraksion.com