“Pr.ligji për mediet i konsultuar me OSBE”; Rama: Duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale
“Projektligji është konsultuar e përpunuar prej një viti nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama duke komentuar reagimet e opozitës për ndryshimet në ligj për mediet online.
Rama tha se “ose s’e kanë lexuar projektligjin, ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket”.
“Sa për “ERTV” faleminderit për publicitetin dhe mos ma prekni ju lutem fjalën time të drejtëpërdrejtë, për të gjithë ata që hyjnë pa asnjë detyrim në faqen time të fejsbukut, ku po u pëlqeu rrinë po s’u pëlqeu ikin”, tha Rama
Fraksion.com