Arben Malaj te komisioni i Ekonomisë: Çështjen do e çoj në Strasburg
Pas pezullimit nga detyra si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj u paraqit sot në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa tha se akuzat e deputetëve të ngritura në adresë të tij nuk qëndrojnë.
Pezullimin nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj e quajti vendim “sulltanor” të aplikuar nga kryeministri Edi Rama. A theksoi se ka shërbyer me dinjitet dhe kjo e bën të ndihet krenar para opinionit publik shqiptar.
“Propozimi për shkarkim vjen nga Kryeministri, dhe këtu ka një ngërç institucional. Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg, dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike. Këtu duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i qeverisë. Jam anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH. Të vij një përfaqësues ta mbrojë këtë propozim. Nuk dua të vijë Rama këtu, të vij dikush tjetër, sepse unë do e çoj në Strasburg.”, tha Malaj
Fraksion.com