Tërmeti; Përfundon mbledhja e KE: Soreca publikon rezultatet për Shqipërinë
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka publikuar mëngjesin e sotëm rezultatet e mbledhjes Këshillit Europian të zhvilluar një ditë më parë.
“Përfundimet e Këshillit Europian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit.
Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve”, shkruan Soreca në një postim në Twitter.
Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në janar, pas daljes së faturës së dëmeve tërmetit në datë 16 të muajit të parë të vitit 2020. Qeveria së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin.
Fraksion.com