AktualitetPolitikëTë fundit

Gent Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në kartën e Adriatikut

Shqipëria i dorëzon Bosnjës kryesimin e Kartës së Adriatikut. Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në aktivitetin përmbyllës të kryesimit, kërkoi që pjesë e A5 të bëhet edhe Kosova.

Cakaj tha se nuk shikon asnjë arsye objektive që Kosova të mos jetë anëtarë e Kartës së Adriatikut.

Pjesë nga fjala e ministrit Gent Cakaj:

Besoj se sa i përket kontekstit rajonal përpjekjet tona do të vazhdojnë të jenë në bazë të dy drejtimeve. Duhet gjejmë mënyra për të fuqizuar dhe përforcuar bashkëpunimin tonë në nivel politik dhe teknik. Ne këtë e kemi bërë me anën e organizimit të konferencave të vogla dhe trajnimeve të tjera si dhe me anë të aktiviteteve të tjera, me anë të të cilave kemi dashur të përforcojmë aftësitë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo duhet të vazhdojë më tej dhe të forcohet.

Ne duhet të kemi një qasje pro aktive ne rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do ti hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë.

Kosova është pjesë e platformave më të rëndësishme rajonale, por shërben si një anëtar i vlefshëm në koalicione global ndaj DEASH. Kështu që nuk shikojmë asnjë arsye objektive pse Republika e Kosovës nuk duhet të ketë anëtarësim të plotë në kartën e Adriatikut dhe SHBA. Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

 

Fraksion.com