Ambasada Amerikane: Ja se si do të funksionojë SPAK (video)
Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një video ku tregohet se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK.
Ambasada e SHBA thekson se SPAK me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë.
Video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.
Në video thuhet se, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë për të ndërtuar një sistem drejtësie me integritet. Të gjithë qytetarët shqiptarë janë aktorë kur kërkojnë reformat ë drejtësisë që do të çojnë në një gjyqësor transparent dhe që I jep llogari publikut. Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin “të paprekshëm” poi u vjen fundi. Ditët e shkuara të “drejtësisë selektive” do të zëvendësohen nga Drejtësia për të Gjithë. Një strukturë e re anti-korrupsion po krijohet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, e cila do të ketë në shënjestër këta individë që ia kanë dalë të shmangin ndjekjen penale nëpërmjet kontrollit të emërimeve dhe lidhjeve personale.
SPAK do të funksionojë së shpejti. Me tu ngritur do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Me mbështetjen e tyre prej 2 milionë dollarësh, Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë themelet e SPAK. Këshilltarët ligjorë të Ambasadës së SHBA po punojnë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar themelet e SPAK-ut. Po ndihmojmë ngritjen e institucionit të SPAK nëpërmjet praktikave transparente dhe do të mbështesim institucionin në detyrat e tij të hetimit dhe ndjekjes penale. Po mbështesim zhvillimin e rregulloreve për procedurat e brendshme për ngritjen e SPAK. Këto rregulla do të ndërtojnë një proces të bazuar në meritë dhe garanton promovime që janë të lira nga ndërhyrje politike apo të ndonjë lloji tjetër të papërshtatshëm.
Ofrojnë mbikëqyrje për raste hetimore. Përkrah partnerëve të tjerë, po vëzhgojmë për t’u siguruar që çështjet e duhura do të transferohen në SPAK.
Sistemi i ri i drejtësisë siguron dy gjëra, pavarësi më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme por edhe llogaridhënie më të madhe. Synimi është të sigurohen hetime, ndjekje penale më të mira dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.
Ndihmojnë me menaxhimin e çështjeve. Këshilltarët ligjorë të Ambasadës së SHBA po ashtu këshillojnë prokurorët shqiptarë që punojnë mbi çështje penale ekzistuese.
Trajnojnë prokurorët e ardhshëm të SPAK. Këtë vit po punojmë nëpërmjet Programit të Partneritetit Nju Xhërsi/Shqipëri, për të identifikuar 35 prokurorë dhe hetues nga Nju Xhërsi dhe federal për t’u trajnuar mbi legjislacionin e ri penal shqiptar.
Nga fillimi i vitit 2020, prokurorët amerikanë do të ofrojnë trajnim për SPAK mbi çështje të tilla si lufta ndaj korrupsionit, pastrimit të parave, trafikimit të njerëzve për t’u siguruar që prokurorët e SPAK-ut I kanë mjetet për të vënë në shënjestër krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë.
Fraksion.com