AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Brenda 6-mujorit të parë të 2020 shumica e banorëve në banesa të reja

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mamurras ku po viziton disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që aktualisht strehohen në çadra.

Rama tha se brenda vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja.

“Brenda mesit të vit të ardhshëm do kemi sistemuar me shtëpi të re pjesën më të madhe të njerëzve. Ata që kanë filluar t’i bien shtëpisë me varre shtëpive, duan të përfitojnë të reja. Ata s’do të marrin shtëpi asgjë. Të rrinë të luajnë si ky çuni në fushë”, tha Rama.

Fraksion.com