AktualitetBota+Të fundit

“Mos ma përmend copën e bukës”, Rama replika me banorët: Nuk është çështje buke por standardesh

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët në Laç të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga afër situatën. Teksa dëgjoi shqetësimet e banorëve, Rama bëri premtimin publik se brenda vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja.

Banorët kanë ndarë problemet më kryesore të cilat ende nuk po marrin zgjidhje pas tërmetit të 26 nentorit. Kryeministri ka shkëmbyer dhe disa replika me banorët, të cilët të revoltuar, kanë ndarë shqetësimet e tyre.

Një banore i është drejtuar kryeministrit, “po vuajmë për copën e bukës”, ndërkohë që kryeminstri iu përgjigj se nuk po vuan njeri për copën e bukës. “Më vjen të plas, mos ma përmen copën e bukës, nuk po vuan ti për copën e bukës. Mos më trego mua sa punon! Mos ma përmendi më copën e bukës. Këtu nuk është çështje buke por standardesh. Siç ka ndodhur këtë herë nuk ka ndodhur asnjëherë”i tha ai qytetares.

“Ndërtesat që mund të riparohen do të riparohen ndërsa të tjerat do të prishen”, u shpreh Rama. “Këtu do të prishet e gjithë zona, dhe do të rindërtohen gjithçka. Ju do të merrni ça ju takon, ndoshta dhe më shumë.Kështu ju qytetarë, se unë jam fshatar, shtëpinë do e merrni më të mirë sesa ne. Tani duam kafe. Bëje kafen pra. Gratë bëjnë kafen, burrat llafet”, tha Rama.


Fraksion.com