AktualitetPolitikëTë fundit

Humbën familjarë në rrënojat e Thumanës, familja Greku sistemohet në banesa të reja në Tiranë

Një tjetër familje nga Thumana që humbi disa pjesëtarë nga tërmeti është sistemuar në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj vizituan familjen Greku, të cilët para 26 nëntorit jetonin 3 kurora në një banesë, ndërkohë që tashmë janë sistemuar në banesa të veçanta. Djali i shtëpisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij janë strehuar në një apartament 1+1, ndërsa vajza e familjes Denisa bashkë me të fejuarin e saj kanë marrë një tjetër apartament. Për shkak të tronditjes së pësuar prej tërmetit, Denisa është aktualisht nën trajtim mjekësor, ndërkohë që gjithçka është e mbuluar nga institucionet.

Familjarët vlerësuan angazhimin e qeverisë dhe të bashkisë Tiranë që në momentet e para, si dhe për përkujdesjen për plotësimin e çdo nevoje.

Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër strehimin e menjëhershëm të familjes Greku, ndërsa ka mundësuar edhe mobilin e saj me gjithçka që duhet. Krahas pagesës së menjëhershme financiare dhe trajtimit të veçantë financiar në vazhdimësi, pjesëtarët e familjes Greku do të kenë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve të bashkisë së Tiranës për të lehtësuar dhimbjen.

Të gjitha familjet e prekura më rëndë në Thumanë kanë filluar që të zhvendosen në Tiranë, ku do të kenë të gjithë kushtet e nevojshme për të jetuar.

 

Fraksion.com