Vuçiç në vizitë zyrtare në Greqi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç filloi një vizitë zyrtare dyditore në Athinë duke vendosur një kurorë në Monumentin e Ushtarit të Panjohur.
Presidenti serb u prit nga nënkryetari i qeverisë, Panagiotis Pikrammenos.
Delegacioni serb më pas u prit nga presidenti i Republikës Greke, Prokopios Pavlopoulos.
Në deklaratat për televizionin serb, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç theksoi rëndësinë e vizitës duke thënë se Greqia dhe Serbia synojnë të nënshkruajnë shpalljen e marrëdhënieve të partneritetit strategjik, në të cilat ata do t’i referohen qëndrimeve të tyre të përbashkëta për çështje të ndryshme dhe mbështetjen e tyre të ndërsjellë për çështje që shqetësojnë secilin vend.
Ndër çështjet që do të diskutohen me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Daçiç theksoi se do të ishte formimi i një partneriteti të ri trepalësh të bashkëpunimit rajonal midis Greqisë, Serbisë dhe Qipros.
Daçiç është pjesë e delegacionit të ministrave që shoqërojnë presidentin serb.
Fraksion.com