Spoti i Metës në FB: Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video lidhur me padinë e tij sa i takon kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Publikimi i videos në fjalë, i cili nis me shtrimin e pyetjes “Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese?” , vjen fill pas dëshmisë së kreut të shtetit në Prokurorinë e Tiranës për gati 50 minuta,.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.
Meta u shoqërua nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.
Fraksion.com