AktualitetPolitikëTë fundit

Spaho pas pretencës pë Salianjin: Akuza politike e të montuara, prokurori shërbëtor i maxhorancës

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka komentuar pretencën e dhënë sot nga prokuroria për çështjen ‘Babaja’ .

Në një deklaratë për mediat nga jashtë Gjykatës së Tiranës, Spaho sulmoi qeverinë dhe prokurorin e çështjes Kol Hysenajn, i cili kërkoi 1 vit e 6 muaj burg që pezullohet si masë demimi dhe konvertohet ne 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji.

“Të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, qesharake. Nga sa kemi kuptuar nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm. Konkluzion të cilin e konfirmoi dhe avokati i tij.

Një akuzë e mbrojtur nga prokuror politik dhe veçanërisht nga prokuroi Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës, që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integriteti do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafaj brenda 24 orësh në Itali. Do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri kryeministri i vendit dhe deklaroi se “ishte regjistrim fals’.

Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vërë prapa hekurave lidhjet e krimit të organizuar, të trafikantëve me nivele të larta qeveritare. Me gjyqin e sotëm pamë se si trafikantë, krimi i organizuar, kanë bashkëpunim me politikën, përpiqen që të dënojnë denoncuesit. Ata të cilët sakrifikojnë dhe integritetin personale në interes të vendit dhe kësaj shoqërie.”, tha Spaho.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com