AktualitetPolitikëTë fundit

Rama përcjell fjalët e shenjta: Secili të japë aq sa ka ndarë në zemër

Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta të Shën Palit, në një mesazh pas tërmetit të 26 nëntorit, me pasoja të rënda për vendin.

“Shën Pali, Apostulli i Kombeve, në letrën e dytë drejtuar Korintasve (9:1; 6-7) kumton: Secili të japë aq sa ka ndarë në zemër, pa mërzi dhe pa shtrëngim, sepse Zoti e do atë që dhuron me gëzim”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Pas tërmetit, vendi ka nisur procesin e rimëkëmbjes, duke sistemuar të prekurit nga tërmeti ndërsa po përgatitet programi i Rindërtimit.

 

Fraksion.com