“Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg”; Salianji: Sulmet ndaj meje janë politike
Ju kujtojmë se sot, për ish-deputetin Ervin Salianji, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 muaj shërbim prove.
Po kështu mbi pretencën në fjalë reagoi nga Gjykata e Apelit edhe Edmond Spaho.
“Nga sa kuptuam nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore paska qenë ish-ministri Xhafaj. Akuza u mbrojt nga prokurorë politikë, veçanërisht Hysenaj, shërbëtor besnik i mazhonrancës. Hysenaj synon të kalojë vettingun duke sulmuar opozitën. Prokuroria duhet të përfundonte hetimin se si u largua trafikanti Geront Xhafaj”, u shpreh Spaho.
Pezullimi i dënimit me burg për Salianjin u kërkua vetëm nga prokurori Genci Qana, jo nga prokurori tjetër Kolë Hyseni.
Sipas prokurorisë, të pandehurit duhet të deklarohen fajtorë për akuzën e “kallëzimit të rremë”, kryer në bashkëpunim. Nga ana tjetër, për Albert Veliun kërkohen 3 vite e 6 muaj, pasi akuzohet për “kallëzim të rremë” edhe për “kalim të paligjshëm të kufirit”, e ndërsa për Fredi Alizotin, 3 vite.
Audiopërgjigjimi “Babalja”, shkaktoi bujë të madhë për shkak se në të përmendej Agron apo Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe pretendohej se ai ishte i lidhur me çështje të trafikut të drogës. Vëllai i ish ministrit, pasi depozitoi në prokurori fragmente nga zëri i tij, u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë.
Fraksion.com