AktualitetPolitikëTë fundit

“Projekti për rindërtimin”; Spiropali: 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit pa prekur asnjë sektor

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi se lagjet e reja do të ndërtohen duke bërë një diferencë me ndërtimet e bëra deri tani.

Gjatë një emisioni televiziv, Spiropali e konsideroi gënjeshtër lajmin e publikuar së fundmi në disa media se qeveria nuk ka lekë për emergjencat civile.

“Më duhet të theksoj diçka. Është një lajm që qarkullon në media që shteti s’ka lekë për emergjencat civile. Ky lajm është një gënjeshtër. Pa prekur as borxhin, as rritjen ekonomike as ndonjë projekt, qeveria ka 13 miliard lekë ose 130 milionë dollarë”, tha Spiropali.

“Nuk do merren para nga sherbimet, nga asistencat sociale apo nga pensionet. Nuk preken as rrogat, as buxheti, as investimet strategjike”, theksoi ministrja Spiropali duke sqaruar se ekziston një hapësirë në buxhet dhe paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe nuk prekin asgjë”.

 

Fraksion.com