AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Trump do të takohet me kryediplomatin rus

Presidenti amerikan Donald Trump do t’i bashkohet Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo të martën për bisedime me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Trump thotë se kryediplomati rus do të diskutojë mbi gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe rreth situatës në Ukrainë dhe Siri, mes të tjerash.

Takimi vjen ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tendosura lidhur me akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Një raport nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, i cili hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, doli në përfundimin se Rusia ndërhyri në përpjekje për të ndryshuar votimet në favor të zotit Trump. Moska ka mohuar se ka patur gisht.

 

Fraksion.com