Pheniani reagon me fyerje ndaj Presidentit Trump
Koreja e Veriut iu përgjigj sot me fyerje të reja Presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë një “plak matuf”.
Pheniani iu përgjigj komenteve në Twitter të Presidentit Trump, ku ai thoshte se “Kim Jong Un është mjaft i zgjuar dhe do të humbiste shumë, në fakt gjithçka, nëse vepron në mënyrë armiqësore.”
Presidenti Trump thoshte gjithashtu se Kim Jung Un “nuk dëshiron të prishë marrëdhënien e tij të veçantë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara ose të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.”
Ish-negociatori bërthamor i Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, tha në një deklaratë se vendi i tij nuk ka “asgjë për të humbur”. Ai tha se komentet e presidentit Trump tregojnë qartë se atij i mungon durimi dhe se mund të vijë koha që ne ta quajmë atë përsëri “një plak matuf”.
Fraksion.com