Nivel i lartë rrezikshmërie; Sidney pushtohet nga tymi për shkak të djegjes së pyjeve
Në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërtesat janë evakuar me të dëgjuar alarmi për zjarr. Dukshmëria është aq e ulët sa praktikisht, pjesa e limanit duket si e mbuluar nga mjegulla dhe tragetet nuk po lëvizin. Fëmijët janë mbajtur brenda në shkolla në oraret e pushimet, ndërsa është e zakontë tashmë të shohësh njerëz që lëvizin nëpër rrugë me maska në fytyrë. Edhe pamjet e Opera House, Harbour Bridge dhe plazhit Bondi Beach të mbuluar nga tymi u përhapën shpejt nëpër rrjetet sociale si për të dëshmuar më qartë përmasat e krizës.
Zytrarët vendas thonë se kjo është ndoshta situata më e keqe e ajrit që është parë në qytet që prej stuhisë së rërës në vitin 2009. Ajo konsiderohet e paprecendet dhe përbën një rrezik sipas tyre, për shëndetin e popullatës.
Fraksion.com