Meta mbërrin në Prokurorinë e Tiranës për padinë ndaj Ardian Dvoranit
Presidenti Ilir Meta dëshmon në Prokurorinë e Tiranës për kreun e KED Ardian Dvorani.
Në orën 12:09 Presidenti ka mbërritur në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij, i shoqëruar nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishi.
Burimet pranë organit të akuzës, raportuan se Presidenti Meta pritet të shpjegojë para prokurorëve faktin penal të pretenduar në kallëzimin e bërë prej tij ndaj Dvoranit. Mësohet se Prokurori i çështjes është Alket Mersini.
Më 19 nëntor presidenti Meta nënshkroi kallëzimin penal për ‘shpërdorim detyre’ ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.
Padia e Presidentit u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Fraksion.com