Meta: I nderuar të prisja ekipin izraelit
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ekipin izraelit i cili erdhi në vendin tonë për të vlerësuar dëmet në banesa pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
“I nderuar të prisja sot ekipin izraelit që i erdhi në ndihmë qytetarëve tanë duke vlerësuar dhe këshilluar për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom!”- shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga takimi me eskpertët izraelitë.
Fraksion.com