Arben Kraja, kandidat për drejtues të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi se Arben Kraja është kandidatura e parë e paraqitur për drejtues të SPAK, organizmit të ri kundër korrupsionit.
Sipas KLP-së, Arben Kraja ka shprehur interesin për këtë pozicion. Kërkesa është shoqëruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 25 nëntor hapi garën për drejtues të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për prokurorët e interesuar për të shpallur kandidaturën.
Kreu do të zgjidhet mes 8 prokurorëve të emëruar tashmë si prokurorë të posaçëm.
Duke iu referuar rregullores, kreu i SPAK-ut do të zgjidhet në bazë të eksperiencës në ndjekjen e çështjeve sensitive; aftësisë në organizimin dhe drejtimin e një strukture; eksperiencës në çështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; vizionit dhe planit që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë.
Fraksion.com