AktualitetTë fundit

“Shqiptarët për shqiptarët”, vazhdon maratona për të ndihmuar banorët e Thumanës

Vazhdon maratona e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, i cili kishte pasoja shkatërrimtare për Durrësin.

Në maratonën e kësaj të diele, shqiptarët janë duke ndihmuar banorët në Thumanë.

Dy vëllezër nga Kosova kanë dhënë ndihmë të çmuar për të prekurit nga tërmeti në Thumanë. Ata dhuruan mbi 180 mijë franga.

Ndërkaq, shumë qytetarë shqiptarë po ndihmojnë të prekurit nga tërmeti. Kontribuesit janë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Itali etj. Elvis Naçi tha se do të nisë ndihma nga banorët, të cilëve iu kanë humbur të afërmit.

Zona e Thumanës ishte ndër më të prekura në vend, ku pati edhe viktima. Shumë qytetarë të Thumanës humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur pa banesa.

 

Fraksion.com