“Rama e do Bashën për foto”; Oketa komenton tryezën e përbashkët PS-PD pas tërmetit
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa, e cilëson të pasinqertë ftesën e kryeministrit Rama drejtuar kreut të opozitës Basha për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti.
I ftuar në “RTV Ora”, Oketa thotë se opozita e ka bërë detyrën e saj, duke mos e përdorur politikisht këtë fatkeqësi natyre, ndryshe nga çfarë po bën Rama sipas tij.
“Solidariteti ka shkuar dhe te politika, për gati një javë nuk ka pasur sulme, akuza politike, i referohem opozitës se mazhoranca nuk ka se çfarë akuzash ti bëjë opozitës. Do të ishte fundi i botës nëse do të akuzonte opozitën dhe për tërmetin. Është një lëvizje e duhur e opozitës që nuk akuzoi askënd për asgjë. Ftesa e kryeministrit Rama është absolutisht e pasinqertë, është një ftesë për të bërë një fotografi me kryetarin e opozitës. Do të ishte e sinqertë në rast se Rama do të tregohej i sinqertë në raport me bashkëpunëtorët e tij. Edhe në këtë rast, ai ka marrë një iniciativë tejet personale. Edhe një krizë që është mirëfilli që duhet menaxhuar nga specialistët i jepet një ngjyrim shumë i fortë politik.Mjafton rasti i debatit të Ministrit të Brendshëm me drejtuesin urbanistik të bashkisë së Lezhës”, tha Oketa.
Fraksion.com