Kiev: Qytetarët prezantojnë “vijat e kuqe” për Zelenskiyn përpara bisedimeve të paqes
Mijëra ukrainas u mblodhën në qendër të Kievit, me një moton“Vijat e Kuqe për Ze ”, për të shprehur dëshirën e tyre, që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të ketë një qëndrim më të ashpër gjatë bisedimeve të paqes, që do të zhvillojë në Paris së bashku krerët e Francës, Gjermanisë dhe Rusisë.
Ky do të jetë takimi i partë i Zelenskiyt me presidentin rus, Vladimir Putin, që prej se Zelenskiy u zgjodh president i Ukrainës në muajin maj, pas një fushate zgjedhore, e cila ishte e fokusuar në zotimet për dhënien fund të luftës pesëvjeçare në lindje të Ukrainës ndërmjet forcave ukrainase dhe separatisteve të mbështetur nga Rusia.
Qytetarët që morën pjesë në këtë tubim i bën thirrje presidentit ukrainas që të mos i “shkelë vijat e kuqe” gjatë bisedimeve të paqes.
Vijat e kuqe që u paraqitën në Sheshin e Pavarësisë në Kiev janë: integritet territorial dhe jo federalizim, jo kompromis me kursin pro-evropian të Ukrainës, asnjë veprim për të legjitimuar okupimin e territorit ukrainas, insistimi që Krimeja që është okupuar nga Rusia t’i kthehet Kievit dhe të mos ndalohen paditë në instancat ndërkombëtare sa i përket verimeve të Rusisë në Ukrainë.
Bisedimet ndërmjet Zelenskiyt dhe Putinit do të ndërmjetësohen nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Liderët e Rusisë dhe Ukrainës për herë të fundit ishin takuar tre vjet më parë, në kohën kur Petro Poroshenko ishte president i Ukrainës.
Moska mohon se është e përfshirë në luftën në lindje të Ukrainës, pavarësisht dëshmive të shumta se ajo është e përfshirë. Gjykata ndërkombëtare për Krime, më 2016, kishte thënë se konflikti në lindje të Ukrainës “është konflikt ndërkombëtar i armatosur ndërmjet Ukrainës dhe Federatës Ruse”.
Fraksion.com