AktualitetPolitikëTë fundit

(Video), Kryesimi i OSBE; Rama: Mundësi e jashtëzakonshme për të shkëlqyer

Sot Shqipëria merr stafetën e drejtimit të Organizatës. Lajmin e ka bërë me dije Ministri Cakaj nëpërmjet një postimi në facebook “Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.”

Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Këtij takimi Ministror sot i është bashkuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive” – tha Cakaj.

Ndërkohë në fillim të takimit siç duket edhe në videon e postuar nga kryeministri Rama, shihet ky i fundit me këmbët mbi tavolinë.

“Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, shkruan Rama në facebook.

Postimi:

Bratislavë, Sllovaki – Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱

Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE🙏

#ShqipërianëKrye🇦🇱

 

Fraksion.com