AktualitetPolitikëTë fundit

“Unë do iki pas pak”; Rama drejt Bratislavës; Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj do të udhëtojnë sot drejt kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislavës, për marrjen e presidencës së OSBE.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për situatën e krijuar nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, kryeministri Rama informoi se Shqipëria merr presidencën e radhës së OSBE-së.

“Unë dua të iki pas pak, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së, unë do të kem edhe një ngarkesë plus. Unë duhet të largohem sot, por detyrat në terren janë të ndara, nesër në orën 07:00 më keni këtu prapë”, tha Rama.  “Po përgatitemi për konferencën e donatorëve”, tah ai.

Ndërkohë të shtunën, Rama do të fluturojë drejt Stambollit për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve të organizuar nga presidenti turk Erdogan.

“Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Dhe direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”, deklaroi Rama..

OSBE mbetet organizata më e madhe në botë, e orientuar nga siguria. Ajo u krijua në vitin 1975, në kohën e Luftës së Ftohtë, si një forum Lindje-Perëndim, Aktualisht 57 shtetet e saj anëtare shtrihen në Europë, Azi dhe Amerikën Veriore. Mandati i OSBE-së përfshin edhe kontrollin e armëve, promovimin e të drejtave njerëzore, lirinë e shtypit dhe zgjedhjet e ndershme. OSBE angazhohet gjithashtu në parandalimin e konflikteve, menaxhimin e krizave dhe rehabilitimin post-konflikt.

 

Fraksion.com