Shqipëria merr sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së, Cakaj: Të gatshëm pas një pune kapitale përgatitore
Shqipëria merr sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së.
Në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë do të jenë të pranishëm, kryeministri Edi Rama dhe ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj.
Cakaj thekson se pas punës së madhe përgatitore si në rrafshin politik e programatik, ashtu edhe atë organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.
“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shprehet Cakaj.
Fraksion.com