Life StyleTë fundit

Ori Nebijaj nuk e do një burrë të tillë

Ori Nebijaj ka folur për jetën e saj private dhe pse ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut. Moderatorja tha në një intervistë për “Class” se ajo e zgjedh vetë atë që dojë të bëjë publike dhe se i pëlqen kur personalja mbetet private. Por Ori mbetet e vendosur që mashkulli në krah të mos jetë pjesë e medias dhe këtë e thotë me një “JO” të prerë.

Moderatorja ka treguar edhe 3 gjërat që nuk duron te meshkujt, nga papastërtia te arroganca apo kur burrërinë e shohin te dhuna. Je hermetike sa i përket jetës personale, a është e dashuruar Ori?

-Nuk jam aspak hermetike, ama është më bukur dhe shijon shumë kur personalja mbetet private. Besoj kështu ndihet çdo individ në këtë botë, por sigurisht mirëkuptoj dhe interesin e të gjithëve për të ditur më shumë, për të gërmuar më shumë rreth jetës private të dikujt. Edhe pse sot, në epokën e rrjeteve sociale, pak mbetet private. Unë zgjedh çfarë bëj publike, e kështu do të mbetet gjithmonë.

Do ta doje një partner të ishte pjesë e medias? – JOOOO. E prerë dhe e bindur për këtë. Përndryshe, në shtëpi puna do të ishte e pandashme e të gjitha bisedat do të vërtiteshin rreth saj.

Çfarë nuk duron dot tek meshkujt? – S’ka diçka që të them me bindje se nuk e duroj dot. Por them çfarë do vija re te një mashkull: Pastërtinë, nëse nuk e tregojnë në çdo detaj, është problem. Kur burrërinë e shohin te dhuna, qoftë verbale, qoftë fizike dhe arrogancën. U bënë tri. Besoj mjaftojnë.//Revista Class

 

Fraksion.com